Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së bashkëjetueses dhe familjarëve të saj, shpallet në kërkim i riu nga Kukësi, e pëson i ati

Në shtëpinë e të arrestuarit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.

10 Korrik 2024, 12:41 Nga r.ll
Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së bashkëjetueses
foto ilustruese

KUKËS- Një 28-vjeç në Kukës është shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së bashkëjetueses dhe familjarëve të saj. 

Ndërkohë policia bën me dije se në pranga është vënë i ati i tij pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës për këtë rast.

Në shtëpinë e të arrestuarit policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete. Gjithashtu u sekuestrua dhe pistoleta me të cilën i riu qëlloi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës

Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, me qëllim kanosjen, shpallet në kërkim 28-vjeçari.

Arrestohet babai i tij, pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës për këtë rast.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 1 herë, 28-vjeçari. Në vijim, në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.

Menjëherë pas njoftimit se me qëllim kanosjen, 1 shtetas kishte qëlluar 1 herë, me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, në fshatin Bicaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti shtetasi B. H. (A)., 28 vjeç, banues në fashtin Shtiqen, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion  dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

policia e kukesit

Sondazh

Poll