Aktualitet

Gjenden 3561 bimë kanabisi të kultivuara në Shkodër, autorët ende të paidentifikuar

Mësohet se pasi u gjetën, bimët narkotike u asgjësuan nga Policia.

10 Korrik 2024, 12:16 Nga S.B
Gjenden 3561 bimë kanabisi të kultivuara në Shkodër,
pamje nga ngjarja

SHKODËR- Gjenden në fshatin Pult dhe Shalë të Shkodrës 3561 bimë kanabisi të kultivuara. Mësohet se pasi u gjetën, bimët narkotike u asgjësuan nga Policia.

Kultivuesit nuk janë identifikuar ende, ndaj vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. 

Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3561 bimë cannabisi.    

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

shkoder kanabis

Sondazh

Poll