10 Korrik 2024, 12:08
Nga S.B
pamje nga ngjarja
KURBIN- Arrestohet një 61-vjeçar në Kurbin. Mësohet se 61-vjeçari Pashk Gjeta, kishte kultivuar në një sipërfaqe toke të mbjellë më misër, rreth 900 bimë kanabis.
Gjithashtu mësohet se Gjeta kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike. Për pasojë, është arrestuar kultivuesi, si dhe janë asgjësuar përmes djegies bimët narkotike.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 900 bimë narkotike cannabis sativa.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 61-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.
Ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së bimëve narkotike.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.
Në këtë kuadër, u finalizua operacioni i koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Laç.
Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, ky shtetas kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
kurbin kanabis
Aktualitet
10 Korrik 2024, 11:55
r.ll
ardian visha, dorian matlia
TIRANË- Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 11:26
S.B
foto ilustruese
ITALI- Arrestohet në Itali, një 47-vjeçar italian me origjinë shqiptare. Bëhet me dije se shkaku i arrestim...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 11:05
I.A
Jahti
DURRËS- Një supërjaht është anokoruar ditën e sotme në Portin e Durrësit për tu furnizuar me karburant. ...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 10:39
S.B
pamje nga ngjarja
LAZARAT- Arrestohet në flagrancë një person në Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se A.P, kishte ku...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 09:32
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Një delegacion me prokurorë dhe gjyqtarë amerikanë ka vizutuar ditën e sotme Prokurorinë e Pos...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 09:22
r.ll
avionët
DROPULL- Prej dy ditësh temperaturat e larta kanë bërë që në disa qytete të ndryshme të shpërthej...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 09:06
r.ll
telefonat e sekuestruar
TIRANË- Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Big Match" që synonte goditjen e veprimtarive të paligjshme t&eu...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 08:04
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një automjet në aksin rrugorë Fier–Seman është përfshirë nga flakët mbrëmjen e dje...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 07:27
r.ll
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme p...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autostrada Thumanë – Kashar, e cila u hap për trafikun këtë muaj do të jetë një nga k...