Aktualitet

Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit? Avokati i Mediut u përjashtua pas përplasjes me avokatin e viktimave të Gërdecit, Visha: Gjykata na ndalonte të bënim pyetje

Avokati i ish-ministrit Mediu, Ardian Visha, është përplasur verbalisht me avokatin e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlia.

10 Korrik 2024, 11:55 Nga r.ll
Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit? Avokati i Mediut u
ardian visha, dorian matlia

TIRANË- Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen "Gërdeci", nuk kanë munguar edhe debatet dhe përplasjet. 

Avokati i ish-ministrit Mediu, Ardian Visha, është përplasur verbalisht me avokatin e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlia. Pas debatit, gjyqtarja Irena Gjoka ka urdhëruar daljen nga salla të avokatit Ardian Visha. 

Pjesë nga debati

Matlia: Ne nuk kemi pyetje për këtë pjesë, është pjesa me distante për interesat tona. Gjykata duhet të orientoje me mirë palët, mos të këtë përplasje.

Visha: Leksion është ky? Ça është ky muhabet ? Ky na jep leksion ne se si gjykohet?

Matlia: Ruaj qetësinë. Kemi dëgjuar 4 orë e lagu se lagu.

Visha: Nuk ka të drejte ai të sugjerojë si bëhet procesi. Nuk kam dëshire të dëgjoj.

Gjoka: Urdhërohet Ardian Visha te dale nga salla.

Pas daljes nga gjykata avokati Ardian Visha 

Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha, tha se akt-ekspertizat kanë një sërë shkeljesh. Sipas tij se në 80 përqind të pyetjeve të bërë nga pala mbrojtëse, gjykata ndërhynte, që të mos bëheshin këto pyetje. Vishaj u shpreh për gazetarët se ndryshe ndodhte me Prokurorinë, pasi sa herë që organi i akuzës pyeste, gjykata menjëherë përgjigjej.

"Mbi aktet dhe ekspertizat ne kemi pyetje, sesi ekspertët janë emëruar, e na na intereson se cili ekspert ka shkruar këtë pjesë të aktit dhe duam të shprehim kritikat tona për aktet, pasi ka një sërë shkeljesh. Në pyetjet tona, gjykata ndërhynte për t’i ndaluar. Ndërsa, sa herë që ndërhynte Prokuroria, gjykata dëgjonte. Standardi i dyfishtë i drejtësisë është padyshim për revoltë, sepse nuk ndihmon të vërtetën e gjësë. Të paktën ajo që është e drejtë e jona, të realizohet.", tha avokati.

ardian visha dorian matlia gjkko

Sondazh

Poll