Aktualitet

Fshehën 47 kg kokainë në valixhe, arrestohen pesë shqiptarë në aeroportin e Zyrihut

Pasi u morën në pyetje, trafikantët e dyshuar u paraqitën në prokurorinë përkatëse.

10 Korrik 2024, 12:33 Nga S.B
Fshehën 47 kg kokainë në valixhe, arrestohen pesë
foto ilustruese

ZVICËR- Arrestohen pesë shqiptarë në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Mësohet se shqiptarët kryesisht të moshave nga 25 deri në 40 vjeç kishin fshehur në valixhet e tyre 47 kilogramë kokainë e cila u zbulua pas një kontrolli doganor.

Pasi u morën në pyetje, trafikantët e dyshuar u paraqitën në prokurorinë përkatëse. Hetimet për rastin po vijojnë me intensitet, ndërkohë që të tjera detaje priten në vijim.

kokaine zvicer

Sondazh

Poll