Aktualitet

Pokurorë dhe gjyqtarë amerikanë vizitojnë SPAK-un, zhvillojnë takim edhe me Dumanin

Sipas postimit të ambasadës amerikane në Facebook, gjatë takimit u nënvizua se sa e rëndësishme është luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë me integritet e profesionalizëm.

10 Korrik 2024, 09:32 Nga r.ll
Pokurorë dhe gjyqtarë amerikanë vizitojnë SPAK-un,
pamje nga takimi

TIRANË- Një delegacion me prokurorë dhe gjyqtarë amerikanë ka vizutuar ditën e sotme Prokurorinë e Posaçme. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar edhe takimin e delegacionit me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin. 

Sipas postimit të ambasadës amerikane në Facebook, gjatë takimit u nënvizua se sa e rëndësishme është luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë me integritet e profesionalizëm.

POSTIMI I AMBASADËS:

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

 

ambasada amerikane altin dumani spak

Sondazh

Poll