9 Korrik 2024, 20:50
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se narkoshtet iu mohoi shqiptarëve, iu rrëmbeu shqiptarëve drejtësinë.
Ai më tej shtoi se hajdutët tresin pasuritë e vjedhura, lajnë paratë e pista në pasuritë e tyre dhe si hanxhar marrin peng viktima, vërsulen si langonj të Edi Ramës kundër opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë. Berisha u shpreh se qeveria me paratë e qytetarëve ndërton parajsën duke zhdukur 130 milionë euro pa nam dhe nishan të djegësit të Tiranës Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Fjala e Berishës:
Ky narkoshtet iu mohoi shqiptarëve, iu rrëmbeu shqiptarëve drejtësinë. Ky narkoshtet shndërroi Shqipërinë në vendin e drejtësisë së kontrolluar. Në vendin e kriminelëve si Damani, Kraja e kompani. Hajdutë që tresin pasuritë e vjedhura, lajnë paratë e pista në pasuritë e tyre dhe si hanxhar marrin peng viktima, vërsulen si langonj të Edi Ramës kundër opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.
Miqtë e mi, shqiptarët me 11 korrik do betohen për të përmbysur këtë regjim hajnash, që për 40 përqind të shqiptarëve ofron rrugët e botës, kurse për vete me vjedhjet që bën, me paratë e qytetarëve ndërton parajsën, me depozita qindra milionëshe në kontot e fshehta offshore, me hotele luksoze, me saraje përrallore, më pallate, me tendera të vjedhur 100 përqind në prokurime publike. Ndërton parajsën duke zhdukur 130 milionë euro pa nam dhe nishan të djegësit të Tiranës Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Ndërton parajsën duke vjedhur në dhjetëra e qindra prokurime 100 përqind paratë e tenderave me kompanitë e veta. Ndërton parajsën e krimit duke ndarë me njëri-tjetrin, familjarët e vet pasuritë publike dhe fondet publike të shqiptarëve. Ndërton parajsën duke vjedhur 930 milionë euro në 9 muaj sipas KLSH. Duke ndërtuar rrugë me 30 milionë euro kilometrin. Duke ndërtuar tunele me çmime stratosferike dhe investuar në to 45 mijë euro për banor.
berisha rama opozita
Politike
9 Korrik 2024, 20:39
r.ll
dhurata cupi
TIRANË- Gjykata Kushtetuese vendosi sot shfuqizimin e disa neneve të ligjit për Komisionet Hetimore, dhe pranimin pjesëris...
Politike
9 Korrik 2024, 20:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mb&eu...
Politike
9 Korrik 2024, 19:12
r.ll
drejtoret e arrestuar
TIRANË- SPAK ka vendosur masën e sekuestros preventive për kompaninë “5D Konstruksion” që d...
Politike
9 Korrik 2024, 19:06
r.ll
gjykata kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot pjesërisht kërkesën që u firmos nga 33 deputetë të opozit...
Politike
9 Korrik 2024, 18:28
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ pa miratimin e projektvendimit për organizimin e zgje...
Politike
9 Korrik 2024, 18:08
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar SPAK se u ka dhënë mund...
Politike
9 Korrik 2024, 17:24
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Në KQZ po zhvillohet mbledhja e Komisionit Rregullator lidhur me datën e zgjedhjeve të shpallura në Hi...
Politike
9 Korrik 2024, 16:53
r.ll
pamje nga takimi
GREQI- Në mbledhjen e eurodeputetëve grekë të organizuar me iniciativën e Delegacionit të Pë...
Politike
9 Korrik 2024, 15:55
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një videoje në "Tik Tok" lidhur me aludimet pas mbyl...
Politike
9 Korrik 2024, 15:41
r.ll
sali berisha dhe jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën ku do të shqyrt...