Politike

Do shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe Malltezin

Seanca ishte parashikuar të mbahet më 11 korrik, ndërsa arsyeja e shtyrjes ishte sepse avokatët mbrojtës kanë kërkuar tërheqjen e trupës gjykuese.

9 Korrik 2024, 15:41 Nga r.ll
Do shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë, Gjykata e Lartë
sali berisha dhe jamarber malltezi

TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën ku do të shqyrtohet revokimi i masës së sigurisë ndaj kreut të PD, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Seanca ishte parashikuar të mbahet më 11 korrik, ndërsa arsyeja e shtyrjes ishte sepse avokatët mbrojtës të Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar tërheqjen e trupës gjykuese.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

sali berisha jamarber malltezi gjykata e larte

Sondazh

Poll