9 Korrik 2024, 18:08
Nga r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar SPAK se u ka dhënë mundësi të akuzuarve të skandalit "5D" që të shesin asetet e tyre dhe në fund Prokuroria e Posaçme të shkojë e të ju sekuestrojë vetëm një garazh dhe dy apartamente.
I ftuar në "Task Force" në SYRI TV, Këlliçi deklaroi se, SPAK ka hetuar në gjendje të lirë administratorin e "5D" Nestor Muhametllari edhe pse është i akuzuar për korrupsion aktiv.
"Administratori i ‘5D’ Nestor Muhametllari është i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ky zotëria është i lirë sot, është lënë i lirë që të shesë, apartamente, prona që ka disponuar ‘5D’ dje sot tre muaj e gjysëm më pas, përfundon aty me një garazh, dy apartamente, patjetër që nuk kanë ku shkojnë tek ai hoteli në Durrës, ku është aksioner dhe Lali Eri siç e thotë punonjësja, Jona Bejko, do të sekuestronin 24% e Redi Mollës.
Është sekuestruar hoteli që ka tek Pazari i ri në emër të dy prindërve pensionistë me vlerë disa milionë euro dhe nuk duhej të priste SPAK se çfarë denoncimesh që po bën PD, Akili, Belindi apo të tjerë. Janë 60 hetues në SPAK.
Gjatë kohës që unë e kam denoncuar punonte normalisht nuk kishte ndaluar asgjë. Edhe në hotelin në Durrës, ku është sekuestruar 24 %, ka vijuar puna normalisht se kanë marrë edhe statusin e investitorit strategjik këta, nga Mirela Kumbaro në 2021. Janë përjashtuar edhe nga taksat pronarët faktit të këtij hoteli, që në fak janë prestanome.
Këta u lejuan të vidhnin me ‘5D’ për 7 vite me radhë. Vodhën 100% fondet publike. Pastaj ndërtuan ‘5D’ kanë ndërtuar pallate, Erion Veliaj u ka dhënë 3 leje. Dhe pasi shitën pallatet u vu në sekuestro një sasi shumë e vogël e aseteve që kanë dhe pjesa tjetër ka avulluar.", tha Këlliçi.
belind këlliçi spak redi molla dosja 5d
Politike
9 Korrik 2024, 17:24
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Në KQZ po zhvillohet mbledhja e Komisionit Rregullator lidhur me datën e zgjedhjeve të shpallura në Hi...
Politike
9 Korrik 2024, 16:53
r.ll
pamje nga takimi
GREQI- Në mbledhjen e eurodeputetëve grekë të organizuar me iniciativën e Delegacionit të Pë...
Politike
9 Korrik 2024, 15:55
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një videoje në "Tik Tok" lidhur me aludimet pas mbyl...
Politike
9 Korrik 2024, 15:41
r.ll
sali berisha dhe jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën ku do të shqyrt...
Politike
9 Korrik 2024, 13:56
M.B
Belida Balluku
TIRANA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ...
Politike
9 Korrik 2024, 13:44
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Partia Demokratike bën ndryshime lidhur me drejtuesit politikë në qarqe në kuadër të zgjedhjeve t...
Politike
9 Korrik 2024, 13:26
M.B
Edi Rama, Jared Kushner dhe Ivanka Trump
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka thënë në një prononcim të shkurtër për...
Politike
9 Korrik 2024, 13:20
M.B
Elisa Spiropali
TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pas dakordësinë me opozitë...
Politike
9 Korrik 2024, 13:12
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Bashkëkryetari i grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se...
Politike
9 Korrik 2024, 12:54
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se i ka shkëputur marrëdhëniet me rrjetin social 'Instagram'. Nga dita e djeshme,...