Politike

Mbyllja e Instagramit/ Veliaj poston videon në platformat e tjera sociale: Edhe kjo puna hip se t’vrava, zbrit se t’vrava si opozitë nuk shkon

Në video, Veliaj tregon se arsyeja e zhdukjes së llogarisë ishte se ishte hakëruar, ndërsa thotë “Jam shkri sot tu qesh me lot”, pas aludimeve të opozitës për mbylljen e saj. 

9 Korrik 2024, 15:55 Nga r.ll
Mbyllja e Instagramit/ Veliaj poston videon në platformat e tjera sociale:
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një videoje në "Tik Tok" lidhur me aludimet pas mbylljes së llogarisë së tij në Instagram.  

Në video, Veliaj tregon se arsyeja e zhdukjes së llogarisë ishte se ishte hakëruar, ndërsa thotë “Jam shkri sot tu qesh me lot”, sipas tij pas aludimeve të opozitës për mbylljen e saj. 

"Gjithë këta njerëzit që deri dje thoshin, na çmeni, pse e nxjerr çdo gjë në Instagram, ça janë këto punë publike, ça janë kto rrugë me asfalt. Krejt papritur u shqetësu gjithë opozita sot ku është instagrami i Lalit. Instagrami do kthehet, sapo e kemi rikuperu nga hakërimi. Edhe kjo puna hip se t’vrava, zbrit se t’vrava si opozitë nuk shkon."shprehet Veliaj në video. 

@erion_veliaj_

Kësaj i thonë me t'ra dielli n'ballkon! ????

♬ original sound - Erion Veliaj

Në instagram, Veliaj ishte shumë aktiv, duke postuar disa herë në ditë, foto nga aktivitetet që bënte, apo të njerezve që takonte. Mbylljen e Instagramit nga Veliaj e ka postuar dhe faqja satirike Lolita Albania në Facebook, duke e shoqëruar atë me nota ironie. 

Postimi i Lolitës: Dini gjë pse ka mbyllur instagramin Erion Veliaj? Ça sëkëlldie ka në këto ditë të nxehta vere?

Ndërkohë në muajt e fundit, Veliaj është vënë nën shënjestrën e SPAK, për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe për dosjen '5D Konstruksion'. 

erion veliaj

Sondazh

Poll