Politike

Berisha: 11 korriku është dita e betimit të madh të shqiptarëve për t’u ndarë nga e keqja më shkatërrimtare në histori

Ai më tej shtoi se me 11 korrik shqiptarët do t’i provojnë vetes dhe njëri-tjetrit se ata janë të gatshëm, janë të vendosur. Berisha më tej shtoi se 11 korriku është dita e betimit të madh të shqiptarëve për t’u ndarë nga e keqja më shkatërrimtare në histori.

9 Korrik 2024, 20:39 Nga N.F
Berisha: 11 korriku është dita e betimit të madh të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli rreth protestës kombëtare të 11 korrikut. Ai u shpreh se 11 korriku, është ditë në të cilën shqiptarët do të bashkohen si kurrë më parë në sheshin dhe rrugët e Tiranës.

Ai më tej shtoi se me 11 korrik shqiptarët do t’i provojnë vetes dhe njëri-tjetrit se ata janë të gatshëm, janë të vendosur. Berisha më tej shtoi se 11 korriku është dita e betimit të madh të shqiptarëve për t’u ndarë nga e keqja më shkatërrimtare në histori.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme ndaj jush misionaret dhe misionarët e kauzës së drejtë të çdo shqiptari. E kauzës së lirive dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar. E kauzës të interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Miqtë e mi, 48 orë na ndajnë nga momenti i madhërishëm i popullit opozitar.

11 korriku, ditë në të cilën shqiptarët do të bashkohen si kurrë më parë në sheshin dhe rrugët e Tiranës. Ditë në të cilën shqiptarët do t’i provojnë vetes dhe njëri-tjetrit se ata janë të gatshëm, janë të vendosur. Se ata do betohen më 11 korrik për fitoren. Se ata do betohen për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Do betohen për krijimin e qeverisë teknike. Do betohen se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.


Do betohen se jetën e japin, por votën nuk e falin. 11 korriku është pra dita e betimit të madh të shqiptarëve. E betimit të tyre për t’u ndarë nga e keqja më shkatërrimtare e kombit shqiptar në tërë historinë. Një e keqe, e cila në 8 vite largoi nga ky vend rreth 40 përqind të kombit shqiptar.
Një e keqe në të cilën shqiptarët u varfëruan më shpejt, më papritmas, më befasishëm se kurrë ndonjëherë në jetën e tyre. Komunizmi ishte tirania e mjerimit, por iu deshën dekada që të triumfonte mbi shpirtin punëtor të shqiptarëve.


Kurse narkoshteti i Edi Ramës arriti brenda 8 viteve, 10 viteve të zhysë në uri, në një apo dy vakte ushqim në ditë, mbi 18 përqind të fëmijëve shqiptarë. Narkoshteti i pamëshirë i Edi Ramës ia doli që të zhysë me shpejtësi në uri 47 përqind të fëmijëve shqiptarë. Ky narkoshtet barbar dhe i pamëshirë ndaj qenies së shqiptarëve, zbrazi dhe boshatisi Shqipërinë në 8 vite sa asnjë pushtim tjetër në historinë e saj.

berisha rama protesta e 11 korrikut

Sondazh

Poll