Politike

PD drejt "projektimit" të zgjedhjeve të vitit 2025, Ervin Salianji caktohet drejtues politik në Elbasan

Kjo lëvizje vjen dhe pas lajmit se Luçiano Boçit ndyshon si drejtues politik nga qarku i Elbasanit në atë të Shkodrës.

9 Korrik 2024, 13:44 Nga M.B
PD drejt "projektimit" të zgjedhjeve të vitit 2025, Ervin
Ervin Salianji

TIRANA- Partia Demokratike bën ndryshime lidhur me drejtuesit politikë në qarqe në kuadër të zgjedhjeve të vitit 2025. Sipas gazetarit Osman Stafa në News 24, Ervin Salianji do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit.

Salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”. Në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës ku arriti të siguronte 9420 vota, duke qenë deputeti më i votuar nga radhët e opozitës. Kjo lëvizje vjen dhe pas lajmit se Luçiano Boçit ndyshon si drejtues politik nga qarku i Elbasanit në atë të Shkodrës.

parrtia demokratike

Sondazh

Poll