Aktualitet

Probleme në Morinë, dhjetëra kamionë presin në radhë, shoferët: E njëjta situatë çdo javë, s’ka sistem!

7 Dhjetor 2019, 12:14 Nga DOSJA
Probleme në Morinë, dhjetëra kamionë presin në

MORINË- Probleme shënohen në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra kamionë presin në radhë për të hyrë në Shqipëri që prej orës 07:30 e mëngjesit. Drejtuesit e kamioneve shprehen se kjo nuk është hera e parë që ndodh, dhe se e njëjta situatë përsëritet çdo fundjavë. Pretendimi për bllokimin është se nuk ka sistem nga pala shqiptare.

“E njëjta situatë ndodh përjavë dhe nuk ka zgjidhje. Jemi në pritje që prej orës 07:30 e mëngjesit. Ndodh shpesh, askush nuk merret me këtë punë. Thonë nuk ka sistem nuk ka sistem”,-janë shprehur drejtuesit e kamioneve për Report Tv.

Pika kufitare e Morinës ndodhet në Kukës dhe është një nga pikat kryesore lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne morine shoferet e kamioneve radhe ne morine shoferet e kamioneve

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2019, 10:39

Gëzuar ditëlindjen, NATO, por mos e prish festën

TIRANË- Gëzuar ditëlindjen, por, të lutem, mos e prish festën. Kjo mund të kishte qenë motoja e Samitit të 70-vjetorit të NATO-s në Londër këtë javë.Presid...