E vërteta e hidhur e fëmijëve të Planit të Bardhë, nxënësit udhëtojnë me kamionin e kromit për në shkollë (VD)
7 Dhjetor 2019, 10:34Nga DOSJA
KLOS- Infrastruktura në rrugët e fshatrave të Klosit është teje e shkatërruar dhe për këtë shkak transporti i banorëve të këtyre zonave është shumë e vështirë.
Së fundmi është mësuar se tetë fëmijët nga lagjja “Kodra e Kukës” të fshatit Plan i Bardhë që zhvillojnë mësimin në shkollën anekse të fshatit Klos Katund në Bashkinë Klos, vazhdojnë akoma të kenë probleme transportin.
Jeta e këtyre fëmijëve vazhdon të jetë e rrezikuar, për sa kohë ata do të ecin në këmbë në rrugën nacionale për disa kilometra. Fëmijët që janë nga kopshti deri në klasën e pestë nuk kanë një mjet të posatshëm transporti, ndërsa janë të rrallë ata shofer që ndalen për t’i marrë.
Lidhur me këtë shqetësim ka folur edhe drejtusi i një kamioni, Ramiz Çoku, i cili është shprehur sesa herë i sheh në rrugë këta fëmijë, i merr dhe i dërgon deri tek shkolla e tyre. Edhe pse mjeti i tij nuk është për transport publik, por kromi, Ramizi tregon se nuk mund t’i lërë ata fëmijë në të ftohtin e acartë.
Ndërkohë nga ana tjetër, për këtë problem që kanë fëmijët me mungesës e transportit për fëmijët, janë vënë në dijeni të gjitha institucionet që nga Bashkia e Klosit e Prefekti i Qarkut Dibër.
Megjithatë akoma nuk është marrë asnjë masë lidhur me këtë problem mjaft serioz.
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Për familjen Cuka, tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar një tragjedi të madhe sepse si pasojë e shembjes së pallatit ku ata banonin në Thumanë, Fatmira Cuka së ba...
TIRANË- Pjesa më e madhe e ditës paraqitet me vranësira të shumta, të cilët do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por zonat e thella v...
LEZHË– Një 28-vjeçar me iniciale P.D., nga Lezha është arrestuar pasi hodhi një granatë në oborrin e vjehrrut të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin ...
TIRANË– Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng 23-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, Davor Velefskin. Operacioni “Lake” i kryer ...
TIRANË– Ergest Avdiu, 32-vjeç, është ekstraduar nga Italia pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj një vit më parë n...