Aktualitet

Hetimet për dëmet e tërmetit/ Olsian Çela: Shkelësit do mbajnë përgjegjësi, qofshin zyrtarë apo ndërtues! Mbeta i kën

7 Dhjetor 2019, 11:55 Nga DOSJA
Hetimet për dëmet e tërmetit/ Olsian Çela: Shkelësit

DURRËS– Kryeprokurori i sapozgjedhur, Olsian Çela ka dhënë një prononcim për gazetarët pasi ka dalë nga Prokuriria e Durrësit.

Në fjalën e tij, Çela është shprehur se ishte shumë i kënaqur nga puna e prokurorëve dhe garantoi pavarësinë e tyre. Sipas tij, ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe do të mbajnë përgjegjësi qoftë edhe zyrtarët.

“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Prokuria e Durrës është duke kryer hetime, ka krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Ideja ishte mbështetja që ne si Prokurori e Përgjithshme i ofrojmë mbështetjen Prokurorisë së Durrësit me qëllim rritjen e koordinimit për të siguruar një hetim të shpejt dhe efiçent dhe për t’i dhënë përgjigje rasteve. Puna e bërë ka qënë mjaft e mirë, jam shumë i kënaqur me atë që dëgjova. Individë të papërgjegjshme me koshiencë të plotë kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë duke sjellë vdekjen e disa personave. Në këtë kuadër besoj se dhe reagimi i Prokurorisë do të jetë i saktë. Hetimi është përqendruar në objektin e hetimit. Nuk kemi pasur shqetësime. Duhet të jemi të qetë dhe të besojmë të heqim dorë nga lajmet e pavërteta. Dua të theksoj se nga hetimi po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi, me rregullimet apo dhe me mangësitë. Hetimi do shpërbejë edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj.

Pyetje: A do të kemi arrestime?

Vendimin e marrin prokurorët, janë të pavarur. Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin dhe përgjegjësia që do mbahet do të jetë maksimale. Përgjegjësia do shkoje atje ku është qoftë tek zyrtarët qoftë tek drejtuesit. I është garantuar prokurorëve siguri i plotë. Do të kemi rezultatet që të gjithë presim.

Sot është dita e parë në detyrë e kryeprokurorit të ri Olsian Çelës, i cili vizitën e parë e bëri në Durrës për të parë mbarëvarjen e hetime lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 të vdekur. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres hetimet per demet e termetit olsian cela olsian çela ne durres durres hetimet per demet e termetit olsian cela olsian çela ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2019, 10:39

Gëzuar ditëlindjen, NATO, por mos e prish festën

TIRANË- Gëzuar ditëlindjen, por, të lutem, mos e prish festën. Kjo mund të kishte qenë motoja e Samitit të 70-vjetorit të NATO-s në Londër këtë javë.Presid...