Takoi kryeprokurorin e ri, Anita Jella: Brenda javës japim qëndrimin tonë, sot kërkuam ekspertë (VD)
7 Dhjetor 2019, 12:09Nga DOSJA
DURRËS- Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella krah kryeprokurorit Olsian Çela ka deklaruar se brenda javës që vjen do të ketë qëndrime zyrtare lidhur me hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në fjalën e saj para gazetarëve, Jella është shprehur se i ka kërkuar kryeprokurorit të ri ekspertë për të ndihmuar në hetim.
Pjesë nga prononcimi:
Pyetje: A do të duhet më shumë se një javë për të pasur rezultate?
Jella: Ju garantojmë se do të kemi hetime të shpejta , objective dhe transpartente për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë përgjegjësit e tragjedisë. Falenderoj prokurorin. Çështja është nën hetim dhe qëndrimet do të jepen në ditët në vazhdim do kemi edhe qëndrime zyrtare.
Pyetje: Mungojnë dosje flitet…?
Jella: Çështja është nën hetim, nuk mund t’ua bëj me dije
Pyetje: A keni staf?
Jella: Kemi staf të mjaftueshëm. Është kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP për të na ndihmuar me ekspertë hetimi që t’i kemi të pranishëm në vendet e ngjarjeve.
DURRËS– Kryeprokurori i sapozgjedhur, Olsian Çela ka dhënë një prononcim për gazetarët pasi ka dalë nga Prokuriria e Durrësit.Në fjalën e tij, &Cced...
TIRANË- Tatimet bllokojnë për herë të dytë klubin e njohur në kryeqytet “Lollipop”. Një muaj më parë Lollipop u bllokua pasi u konstatuan shkelje me mos-lë...
TIRANË- Gëzuar ditëlindjen, por, të lutem, mos e prish festën. Kjo mund të kishte qenë motoja e Samitit të 70-vjetorit të NATO-s në Londër këtë javë.Presid...
KLOS- Infrastruktura në rrugët e fshatrave të Klosit është teje e shkatërruar dhe për këtë shkak transporti i banorëve të këtyre zonave është shumë e vështirë.S...
Për familjen Cuka, tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar një tragjedi të madhe sepse si pasojë e shembjes së pallatit ku ata banonin në Thumanë, Fatmira Cuka së ba...
TIRANË- Pjesa më e madhe e ditës paraqitet me vranësira të shumta, të cilët do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por zonat e thella v...
LEZHË– Një 28-vjeçar me iniciale P.D., nga Lezha është arrestuar pasi hodhi një granatë në oborrin e vjehrrut të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin ...