Politike

"Të dorëhiqen më parë nga posti!" Rama i pakënaqur me kandidaturat për Asamblenë Kombëtare: Kush mbulon rolin e drejtorit, ja çfarë duhet të bëjë

Rama ka kthyer mbrapsht listat e paraqitura nga qarqet, duke rikërkuar që asnjë drejtor agjencie apo drejtorie, në nivelin qendror ose vendor të mos përfshihet në Asamblenë e re Kombëtare.

8 Korrik 2024, 14:22 Nga M.B
"Të dorëhiqen më parë nga posti!" Rama i
Edi Rama

TIRANA- Ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë të Partisë Socialiste, teksa është diskutuar për kongresin e 27 Korrikut, kreu i kësa force, Edi Rama ka pasur kritika për disa drejtues qarqesh, për sa i përket kandidaturave të sjella për anëtarët e Asamblesë Kombëtare, që do të votohen në Kongresin Zgjedhor. Sipas Top Channel, Rama ka kthyer mbrapsht listat e paraqitura nga qarqet, duke rikërkuar që asnjë drejtor agjencie apo drejtorie, në nivelin qendror ose vendor të mos përfshihet në Asamblenë e re Kombëtare.

Kreu i PS citohet të ketë kërkuar se: “kush mbulon rolin e drejtorit dhe dëshiron me patjetër të kandidojë për të hyrë në Asamble, duhet më parë të dorëhiqet nga posti që ka”.

Rama mësohet se ka thënë po ashtu se: ”Kongresi Zgjedhor duhet të hedhë një tjetër hap në ndërtimin e PS 2030 për Shqipërinë 2030 dhe ripërtëritja e nisur në bazën e PS, dhe e materializuar edhe në përbërjen e kongresit zgjedhor, duhet të vazhdojë me Asamblenë Kombëtare”.

partia socialiste

Sondazh

Poll