Politike

Berisha: Çdo ditë Zamani, ky mercenar tallet me cinizëm me shqiptarët, duke mbyllur dosjet elektorale dhe duke sulmuar opozitën

Ai më tej shtoi se Altin Dumani çdo ditë me grupin e tij të strukturuar kriminal, tallet me cinizëm me shqiptarët duke mbyllur dosjet elektorale, duke sulmuar opozitën. Sipas Berishës me këto veprime Dumani dëshmon se nuk është gjë tjetër veç se një mercenar i regjimit që meriton largimin e menjëhershëm, dhe ndëshkimin ligjor më të fuqishëm, për krimet që ka kryer. 

7 Korrik 2024, 20:26 Nga N.F
Berisha: Çdo ditë Zamani, ky mercenar tallet me cinizëm me
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se me 11 korrik në sheshet dhe rrugët e Tiranës, do të jetë çdo shqiptar që i thotë votës së lirë, votë e lirë, që i thotë lirisë, liri, pa të cilën nuk ka dinjitet njerëzor.

Ai më tej shtoi se Altin Dumani çdo ditë me grupin e tij të strukturuar kriminal, tallet me cinizëm me shqiptarët duke mbyllur dosjet elektorale, duke sulmuar opozitën. Sipas Berishës me këto veprime Dumani dëshmon se nuk është gjë tjetër veç se një mercenar i regjimit që meriton largimin e menjëhershëm, dhe ndëshkimin ligjor më të fuqishëm, për krimet që ka kryer. 

Berisha shtoi se ai është një vegël e verbër në duart e Edi Ramës ka shndërruar skrapin e partisë, në mburojën më kriminale, më të shëmtuar të megaaferave dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeveritarëve.

Fjala e plotë e Berishës:

Ndaj dhe me 11 korrik në sheshet dhe rrugët e Tiranës, do të jetë çdo shqiptar që i thotë votës së lirë, votë e lirë, që i thotë lirisë, liri, pa të cilën nuk ka dinjitet njerëzor. Pa të cilën nuk ka dinjitet kombëtar, shpresë dhe të ardhme për qytetarin dhe vendin.

Në 11 korrik çdo shqiptar që i dhemb shpirti dhe zemra për zbrazjen e Shqipërisë, boshatisjen e këtij vendi sikur të ishte vend i mallkuar, ngrihet, përballet dhëmb për dhëmb me armiqtë e egër të saj. Me 11 korrik çdo shqiptar që beson se nuk ka liri dhe dinjitet pa drejtësi të pavarur, se nuk ka liri dhe dinjitet me narkodrejtësi, me dumanër dhe zamanër, ngrihet për të përmbysur regjimin dhe rikthyer në Shqipëri, kushtetutën, ligjin dhe të drejtat e shqiptarëve.


Çdo ditë Zamani, ky mercenar me grupin e tij të strukturuar kriminal, tallet me cinizëm me shqiptarët. Çdo ditë duke mbyllur dosjet elektorale, duke sulmuar opozitën, dëshmon se nuk është gjë tjetër veç se një mercenar i regjimit që meriton largimin e menjëhershëm, dhe ndëshkimin ligjor më të fuqishëm, për krimet që ka kryer. Altin Zamani kjo vegël e verbër në duart e Edi Ramës ka shndërruar skrapin e partisë, në mburojën më kriminale, më të shëmtuar të megaaferave dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeveritarëve.

sali berisha rama altin dumani

Sondazh

Poll