Politike

‘Hotelet të zbrasen brenda janarit’/ Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, negociata me pronarët që i mbajnë stok. Porosi Margaritit për KÇK-në (VD)

Mbledhja e fundit e qeverisë në kushtet e emergjencës. Kryeministri Edi Rama tha se prej janarit banorët e strehuar do të largohen nga hotelet. Sipas kryeministrit, disa prej tyre do të vendosen me banesa me qera, disave do t'u ndërtohen shtëpitë ose do të blihen apartamente të reja. Kreu i qeverisë i tha porosi Margaritit që të kujdeset për hipotekat e pronave prej KÇK-së.
Featured image of article: ‘Hotelet të zbrasen brenda janarit’/ Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, negociata me pronarët që i mbajnë stok. Porosi Margaritit për KÇK-në (VD) Pamje nga mbledhja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish Këshillimin e Ministrave duke zhvilluar mbledhjen e fundit në kushtet e emergjencës kombëtare.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë i ka vënë theksin strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti  ku sërish tema janë masat e marra për të prekurit e tërmetit. Rama është shprehur se nga mesi i muajit janar asnjë qytetar nuk duhet të jetë më i strehuar në hotele.

Sipas Ramës, ata duhet të jenë strehuar në banesa me qera, ndërsa qeveria do të nisë rindërimin e shtëpive të tyre apo edhe blerjen e apartamenteve për ata që nuk duan të rikthehen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i maxhorancës i ka bërë thirrje pronarëve që kanë apartamente stok që t’i shesin brenda çmimit tavan që do të vendosë qeveria. Gjatë mbledhjes, kryeministri i la një porosi ministres së Kulturës, Elva Margaritit.

Rama i kërkoi një raport për të dhënat e tokës ku edhe do të ndërtohen shtëpitë e reja, pasi sipas tij ajo që ai quan “Organizata Kap Ça të Kapësh” ka vepruar teksa ata kanë bërë punë të tjera.

(k.m./dosja.al)

  • 8:20

    'Hotelet të zbrazen pas Vitit të Ri'/ Rama: Kemi dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë

    Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se hotelet ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti duhet të lirohen prej janarit. Rama tha se hapja e dyerve duhet të jetë shumë e kujdesshme pasi mund të ketë abuzues që duan të qëndrojnë në hotel për festa edhe pse nuk kanë dëme nga tërmeti. Ai u shpreh se ka dy opsione për ata që i janë dëmtuar shtëpitë: të marrin paratë dhe të gjejnë një shtëpi me qira ose të futen në shtëpitë me qira që i gjen shteti.

    “Hotelet duhet të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve tani duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse mund të ketë disa që thonë hajde se po shkojmë në hotel të kalojmë Vitin e Ri aty. Në hotel tani janë 4000 e disa qindra persona që janë më të prekurit, jo të gjithë, por kjo tani është kapërcyer. Familjeve në hotele do i ofrojmë dy rrugë, rrugën e qirasë me lekë në dorë, merr fondin derisa kur ne të të japim shtëpinë e re. Brenda atij fondi në Durrësit  dhe Thumanës ka dhe një ekstra për transportin. Sepse transporti është problem për një pjesë të madhe të familjeve. Rruga tjetër është t’ia ofrojmë ne. Do të marrim shtëpinë me qera dhe do t’u themi futu. Nga janari hotelet do të zbrazen sepse ashtu ishte dhe pakti. Aq më tepër që ne i kemi alternativat prandaj nuk kanë pse të qëndrojnë në hotel. Familjet që do futen me qira të skanohen. Mos të hyjnë në sistem ata që nuk kanë lidhje me tërmetin drejtpërdrejtë. Ata të kthehen atje ku ishin. Edhe ata kalamajt që isha unë mbrëmë duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur mënyra sesi do të kujdesemi, njëri prej tyre ka nënën në spital. Do t’i japim shtëpinë, duhet t’i vëmë kujdestate. Daja jeton në Angli, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emrin e tij. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjithë kujdesin e nevojshëm”, tha Rama.

  • 8:20

    ‘E kam merak’/ Mbledhja e qeverisë, Rama i jep detyrë ‘Ilirit’: Ai tmerri atje duhet të gjelbërohet komplet

    Kryeministri Edi Rama ka pasur një porosi të veçantë në mbledhjen e qeverisë për një person të quajtur Ilir. Teksa fliste për prishjen e banesave, Rama i kërkoi “Ilirit” që të bënte gjelbërimin e zonës pasi kishte dy vite që e premtonte.

    “Ka 2 vjet që dëgjoj KBN që thotë do bëjmë rehabilitimin. Ai tmerri atje duhet të gjelbërohet komplet. Ilir mos të kemi llafe. E kam këtë merak mos të ngelet si anash,”-tha Rama.

  • 7:48

    Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, negociata me pronarët që i mbajnë stok, s’është rasti të fitojnë firmat

    Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka folur lidhur me mënyrën e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, numri një i maxhornacës tha se do t’u bëhet thirrje gjithë personave që kanë apartmente stok që t’i shesin sipas çmimeve të tregut dhe atij tavan që do të vendoset nga qeveria.

    “Dje ka arritur në 92% shifra e qerave për banorët e prekur në bashkinë e Tiranës. Duhet të konkludojmë edhe me Vorën e Durrësit për shkak të mungesës së apartamenteve. Ndërkohë po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve. Çështje pak ditësh, është e rëndësishme që të informohet publiku. Do të bëjmë thirrje për ata që kanë apartamente stok por me një çmim të ulët. Ata duhet ta dinë që nuk është rasti për të bërë pazar. Nëse marrim çmimin sipas tavanit që do të përcaktojmë sipas çmimeve të tregut. Në rast se do ta marrim brenda tavanit do të proçedojmë ndryshe jo sepse nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave,“-tha kryeministri Rama. 

  • 7:30

    Ndërtimi i shtëpive të rrënuara, Rama porosi Margaritit: Kontrollo hipotekat e pronave, mos të jetë kafshuar nga KÇK-ja

    Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë i ka kërkuar ministres së tij Elva Margaritit që të kontrollojë truallin në të cilin do të ndërtohen shtëpitë e reja të të prekurve nga tërmeti. Ne fjalën e tij, Rama i kërkoi ministres Margariti që të kontrollojë në hipoteka pronarët e tokave nëtë cilat do të kontrollohet shtëpitë. Sipas kreut të qeverisë, ajo që ai quan organizata “KÇK” mund të ketë ndërhyrë dhe të ketë përfituar pronësinë e tokës.

    Duhet përgatitur të dhëna për të pasur qartësi të madhe në pronën ku do ndërtohet. KÇK-ja ka bërë punën e vetë. Duhet të shohim hipotekën për çdo pronë që të mos jetë e kafshuar nga KÇK-ja. Të jetë gati, statusi dhe do e dhënë tjetër që duhet të jetë gati për ndërtimin e një pronë,”-tha Rama. 

Shto Koment