Politike

Shqipëria merr kryesimin OSBE-së, Rama: Moment historik e inspirues për ne. E gjitha për njerëzit! (VD)

6 Dhjetor 2019, 13:00 Nga DOSJA
Shqipëria merr kryesimin OSBE-së, Rama: Moment historik e inspirues

Shqipëria ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. I pari që ka marrë fjalën ka qënë kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se kjo është një përgjegjësi e madhe. 

Në fjalën e tij, Rama ka përmendur edhe detaje nga plani që vendi ynë ka hartuar për drejtimin e institucionit ndërkombëtar duke rikthyer në qendër të vëmëndjes konfliktet në Ukraninë, të drejtat e grave dhe luftën kundër korrupsionit.  

Kreu i qeverisë, nuk harroi pa përmendur faktin që Shqipëria është një vend mikpritës duke sjellë shembullin e strehimit të hebrenjve gjatë luftës së Dytë Botërore dhe harmoninë fetare. 

“Për Shqipërinë është një moment historik. Shqipëria është një vend me histori të pasur dhe të shumëllojshme, tradita të forta dhe me një vizion eksplorator për të ardhmen. Pasi ka përballuar shumë sfida në shekullin e 20-të, populli ynë tani aspiron për begati, siguri dhe paqe kohëgjatë. Të gjitha këto varen shumë nga marrëdhëniet e mira me fqinjët tanë dhe me partnerët më larg,”-tha ndër të tjera Rama. 

DEKLARATA E PLOTË:

Ditën e sotme Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së.  Përveç ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakajt, i pranishëm në Sloveni ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili e cilësoi këtë moment historik dhe inspriues për vendin. Nga ana tjetwr ministri Cakaj thotë se Shqipëria është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama osbe shqipëria merr presidencën e osbe-së edi rama osbe shqipëria merr presidencën e osbe-së

Sondazh

Poll