Politike

"Proces me shumë pikëpyetje", heqja e mandatit nga KQZ, ministria e Jashtme greke: Autoritetet shqiptare t’i mundësojë Belerit të marrë detyrën në PE

Po ashtu në deklaratë thuhet se Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit dhe dënimin e vendosur që nuk i takon.

5 Korrik 2024, 17:46 Nga M.B
"Proces me shumë pikëpyetje", heqja e mandatit nga KQZ,
Fredi Beleri

GREQIA- Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës ndaj Fredi Belerit. Në një deklaratë publike, ministria e Jashtme greke shkruan se vendimi i KQZ u bë pa betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës, për të cilën shkruhet se është një praktikë e re e re e një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.

Po ashtu në deklaratë thuhet se Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit dhe dënimin e vendosur që nuk i takon.

Deklarata vijon duke shtuar se ministria e Jashtme greke rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë Belerit, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE më 16 korrik në Strasburgu.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e procedurës së betimit dhe dënimin e vendosur që nuk i takon, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

Ministria e Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar menjëherë z. Beleris, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në detyrat e tij, duke filluar nga punimet e trupës së PE  më 16 korrik në Strasburgu", shkruhet në deklaratë. 

fredi beleri

Sondazh

Poll