Politike

Hapet tuneli i Llogarasë, Rama pritet në Dukat me "këngë e valle"

Në hyrje të tunelit, Rama u përshëndet nga grupi Lab dhe grupet popullore të labërisë, nderkohë që në sfond dëgjoheshin këngë e valle.

5 Korrik 2024, 12:08 Nga I.A
Hapet tuneli i Llogarasë, Rama pritet në Dukat me
Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama mbërriti në zonën e Dukatit, ku nisin hapësirat e Tunelit të Llogorasë për të inaguruar dhe këtë vepër, e cila do të lidh Dukatin me Palasën. Në hyrje të tunelit, Rama u përshëndet nga grupi Lab dhe grupet popullore të labërisë, nderkohë që në sfond dëgjoheshin këngë e valle.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut. Belinda Balluku, zv.kryeministre, tha se këtë vit tuneli do të jetë pa pagesë, por vitet e ardhme do të jetë i aksesueshëm vetëm përmes pagesës, që do të kushtojë rreth 5 euro.

edi rama

Sondazh

Poll