Politike

Data e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës, Begaj thërret në takim Celibashin

Kjo kërkesë për këtë takim vjen pasi institucioni që Celibashi drejton i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

5 Korrik 2024, 15:26 Nga M.B
Data e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës, Begaj
Fredi Beleri

TIRANA- Presidenti Bajram Begaj, ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin. Kjo kërkesë për këtë takim vjen pasi institucioni që Celibashi drejton i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Pak më parë, Këshilli i Ministrave iu drejtua me një shkresë Presidentit duke i kërkuar të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

fredi beleri

Sondazh

Poll