5 Korrik 2024, 14:46
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për mes një videomesazh në llogarinë e tij në "Facebook" ka denoncuar aferën korruptive të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se tuneli i Llogarasë është afera e dytë më e madhe e korrupsionit, pas asaj të djegësave.
Sipas tij në tunelin e Llogarasë janë investuar 12 mijë euro për çdo frymë që jeton në atë zonë, banorë apo turist. Duke bërë një krahasim me tunelin e Krrabës, Berisha tha se, investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë.
Deklarata e plotë e Berishës:
Të dashur, qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj. Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri. Tuneli i Llogarasë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 mln euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistik, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit.
Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistik në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar, 22500 euro.
Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12 mijë euro.
Rikujtoj këtu se në tunelin e Kalimashit se në tunelin e Kalimashit kaluan vjet, 4.4 mln udhëtarë. Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 mln euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet, zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedonin e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 mln banorë.
Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12000 euro për banorë që është tuneli i Llogarasë.
Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë, i cili tejkalon çdo lloj standardi të pranueshëm në rrafshin ekonomik dhe e bën atë një megaaferë korruptive Rama-Balluku, sa një mal.
Sot natyrisht kjo megaaferë e dyta më e madhja, pa aferës së djegësave, mbyllet, amnistohet nga Zamani dhe Skapi i partisë. Garantoj shqiptarët se drejtësia, vonon dhe nuk harron, dhe se ky akt do të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit.
berisha tuneli i llogarase
Politike
5 Korrik 2024, 14:42
r.ll
Fredi Beleri
TIRANË- Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, Këshilli i Ministrave i...
Politike
5 Korrik 2024, 14:19
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ ka tagrin ligjor për të këtë vendimmarrje, pavarësis...
Politike
5 Korrik 2024, 14:03
r.ll
fredi beleri
TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e...
Politike
5 Korrik 2024, 13:37
I.A
Igli Cara
TIRANË- Takimi i Federatës së Opozitës ka bërë bashkë të gjithë anëtarët që t&eu...
Politike
5 Korrik 2024, 13:19
r.ll
fredi beleri
GREQI- Mediat greke kanë shkruar lidhur me vendimin e KQZ për shpalljen të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të H...
Politike
5 Korrik 2024, 13:11
I.A
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me votën e diasporës. Në një postim...
Politike
5 Korrik 2024, 12:50
I.A
Pamje nga takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka është shprehur se, do të ketë një bashk&...
Politike
5 Korrik 2024, 12:41
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme n&e...
Politike
5 Korrik 2024, 12:15
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Politike
5 Korrik 2024, 11:55
N.F
Kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në protestën e ditë...