Politike

VIDEO/ Mes isopolifonisë dhe daulleve, Rama inaguron hapjen e tunelit të Llogarasë

Në këtë ceremoni inagurimi nuk kanë munguar as këngët isopolifonike dhe daullet duke sjellë kështu atmosferë festive.

5 Korrik 2024, 15:46 Nga M.B
VIDEO/ Mes isopolifonisë dhe daulleve, Rama inaguron hapjen e tunelit
Foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në inagurimin dhe hapjen e tunelit të Llogarasë. Në këtë ceremoni inagurimi nuk kanë munguar as këngët isopolifonike dhe daullet duke sjellë kështu atmosferë festive.

Gjatë inagurimit të tunelit që shkurton rrugën drejt jugut në pikun e sezonit turistik, Rama është shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Jugut të Shqipërisë. Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë.

Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë. Tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet tarifa 5 euro. 

llogara

Sondazh

Poll