Politike

Dekretimi i datës së zgjedhjeve në Himarë, Bardhi: Teatri i sotëm i koordinuar mes kryeministrit dhe një gjenerali të bërë ushtar

Bardhi në reagimin e tij në rrjetet sociale shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnjë konsultë.

5 Korrik 2024, 16:51 Nga M.B
Dekretimi i datës së zgjedhjeve në Himarë, Bardhi: Teatri i
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, dekretim ky që vjen pas takimit me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi. Bardhi në reagimin e tij në rrjetet sociale shprehet se presidenti ka dekretuar zgjedhjet pa asnjë konsultë. 

Ai shton se data e zgjedhjeve në Himarë ishte një teatër mes kryeministrit Edi Rama dhe gjeneralit të kthyer në ushtar, duke nënkuptuar Begajn.

“Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll