Sport

“Kam jetuar një ëndërr”, Jan Vertonghen tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar...

Pas eliminimit të Belgjikës nga Franca (0-1) në raundin e 16-të të Euro-s, mbrojtësi Jan Vertonghen (37 vjeç), lojtari më i aktivizuar i “Djajve të Kuq” (157 ndeshje), njoftoi pensionimin e tij ndërkombëtar në Instagram këtë e premte.

5 Korrik 2024, 16:21 Nga DOSJA
“Kam jetuar një ëndërr”, Jan Vertonghen tërhiqet

BELGJIKE - Jan Vertonghen luajti ndeshjen e tij të fundit me ‘Djajtë e Kuq’ gjatë humbjes kundër Francës (0-1), në xhiron e 16-të të Euros, të hënën.

Ai kishte shënoi edhe golin e vetëm të ndeshjes kundër skuadrës së tij. Mbrojtësi i Anderlecht njoftoi në Instagram këtë të premte se do të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar.

Vertonghen është lojtari belg me më shumë ndeshje me kombëtaren. Në total ka luajtur 157 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola. “Nga i pari tek i fundit. Faleminderit për të gjitha kujtimet, kam jetuar një ëndërr”,- ka shkruar ai në rrjetet e tij sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll