Sport

Katër lojtarë francezë rrezikojnë pezullimin në rast të një kartoni ndaj Portugalisë...

Në rast të një kartoni të verdhë ndaj Portugalisë, këtë të premte në çerekfinalen e Euros (21.00), katër lojtarë francezë do të pezulloheshin në një gjysmëfinale të mundshme.

5 Korrik 2024, 12:27 Nga DOSJA
Katër lojtarë francezë rrezikojnë pezullimin në rast

GJERMANI - Një karton i verdhë dhe mund të mbesësh jashtë nga një gjysmëfinale e mundshme e Francës, në Euro 2024 kundër Spanjës apo Gjermanisë.

Ky është rasti i Kylian Mbappe, i paralajmëruar në minutën e 90-të të ndeshjes së parë të fazës së grupeve kundër Austrisë. Kapiteni i bluve është rikthyer në fushë pa autorizimin e arbitrit pas një periudhe trajtimi mjekësor.

E njëjta gjë vlen edhe për Ousmane Dembélé, gjithashtu i sanksionuar me karton të verdhë kundër Austrisë dhe Aurélien Tchouaméni dhe Antoine Griezmann, të paralajmëruar kundër Belgjikës në raundin e 16-të.

Edhe portugez pezullohen në rast të kartonit të verdhë

Gjashtë lojtarë portugezë janë gjithashtu nën kërcënimin e pezullimit për një gjysmëfinale të mundshme në rast të një kartoni të verdhë ndaj skuadrës franceze. Ata janë Palhinha, Ruben Neves, Neto, F. Conceiçao, C. Ronaldo dhe J. Cancelo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll