Sport

“Euro 2024”/ Turqia e festoi kualifikimin në 'dhoma', duke konsumuar... 300 qebapë!

Pasi shijuan 300 qebapët, skuadra turke vendosi të shpërblejë të gjitha përpjekjet e stafit të Lister Doner, me një fanelë të firmosur nga të gjithë lojtarët.

5 Korrik 2024, 12:15 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Turqia e festoi kualifikimin në 'dhoma',

GJERMANI - Festa u zhvillua në qendrën e trajnimit dhe pronari i një restoranti thotë se ai shërbeu më shumë se 100 kilogramë mish për "më shumë se tre orë e gjysmë".

Përveç asaj që ndodh brenda kampingut, historia e një kompeticioni si Euro 2024 përbëhet edhe nga momente të pabesueshme dhe here here nga ngjarje qesharake që përfshijnë skuadrat në garë. Kësaj nuk i ka shpëtuar Turqia, e cila vendosi të festojë fitoren e tyre ndaj Austrisë (2-1), që rrjedhimisht e çoi në çerekfinale, duke porositur, asgjë më shumë, asgjë më pak, se… 300 qebapë!

Në qendrën stërvitore Barsinghausen, një anëtar i stafit të skuadrës turke kontaktoi ‘Lister Doner’, një restorant nga Hannoveri, për të bërë kërkesën.

“Më morën në telefon dhe dikush më tha se ai ishte drejtuesi i ekipit kombëtar të Turqisë dhe se do të donte të porosiste 300 qebapë. I thashë se më duheshin tre orë për t’i përgatitur. Mezi munda ta besoja”, tha pronari në një deklaratë për Bild.

“Ata i ftuan të gjithë: vetëm stafi përbëhej nga 150 persona, plus sigurimin, policinë, personelin e hotelit, të gjithë. Lojtarët u argëtuan dhe njëri prej tyre hëngri edhe tre qebapë, por nuk do të them se kush ishte. Është sekreti i kompanisë!”, shtoi ai.

Lidhur me logjistikën e ngjarjes, pronari i restorantit Daldar Junaid tregoi, se delikatesën e ka përgatitur për të gjithë të pranishmit për më shumë se tre orë e gjysmë: “Ishte më shumë se 100 kilogramë mish. Këtë qebap e kemi bërë me shpejtësi maksimale. Qebapët e freskët u shërbyen për më shumë se tre orë e gjysmë.”

Pasi shijuan 300 qebapët, skuadra turke vendosi të shpërblejë të gjitha përpjekjet e stafit të Lister Doner, me një fanelë të firmosur nga të gjithë lojtarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll