5 Korrik 2024, 11:00
Nga DOSJA
GJERMANI - Gjesti i diskutueshëm i Merih Demiral ka shkaktuar telashe dhe, siç rezulton, nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar. Qendërmbrojtësi turk, i cili ishte një hero për kombëtaren e tij, duke shënuar dy gola në 1/16 kundër Austrisë, e festoi këtë fitore me një gjest që aludonte për një grup të ekstremit të djathtë.
Sipas ‘BILD’, UEFA, e cila hapi një hetim për ish-qendërmbrojtësin e Sportingut, do të vazhdojë edhe me një pezullim. Mediat përmendën dy ndeshje pezullimi për Demiralin, në Euro 2024. Kjo do të thotë se qendërmbrojtësi do të humbasë çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, nëse Turqia mund Holandën.
Është rregull i UEFA-s që gjatë Euro 2024 mesazhet politike janë të ndaluara, si në tribuna ashtu edhe në fushë. Organi që drejton futbollin europian ruan të njëjtën linjë me të cilën pezulloi lojtarin shqiptar, Arlind Daku. Në fund të ndeshjes kundër Kroacisë, në fazën e grupeve, sulmuesi me ndihmën e megafonit nisi thirrjet anti-maqedonase dhe serbe.
Në rastin e Demiralit, kur festonte dy golat e tij ndaj Austrisë, si dhe në fund të ndeshjes, lojtari bëri një gjest me duar që i ngjante kokës së ujkut.
Ky gjest, megjithëse mund të simbolizojë edhe patriotizmin, pasi i referohet mitit themelues të Turqisë, shpesh lidhet me ‘Ujqërit Gri’, një organizatë terroriste, ultra-nacionaliste, neofashiste dhe islamiste turke që e përvetësoi pikërisht këtë gjest.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Korrik 2024, 10:47
N.F
Samiti
HAMBURG- Futbolli i vajzave dhe politikat gjinore që ndjekin federatat e shteteve europiane u diskutua në Hamburg Sport Summit, një a...
Sport
5 Korrik 2024, 10:30
ARABIA SAUDITE - Një vit më parë, Arabia Saudite dhe miliardat e saj shkaktuan një valë paniku në futbollin evropian.
Në har...
Sport
5 Korrik 2024, 10:00
SHBA - Argjentina u kualifikua këtë të premte në gjysmëfinale të Copa America. Skuadra e Lionel Scalonit mundi E...
Sport
5 Korrik 2024, 09:30
GJERMANI - Ka ndeshje që kanë dhuratën e mundësisë, si kjo ndeshje Portugali-Francë, në çe...
Sport
5 Korrik 2024, 09:00
GJERMANI - Dy skuadrat më të mira në historinë e Eurokupës do të përplasen pasditen e sotme në Shtutgar...
Sport
5 Korrik 2024, 08:30
ITALI - "Fatkeqësisht e pashë ndeshjen e fundit të kombëtares së futbollit dhe jam shumë e zhgënjyer, si të gj...
Sport
5 Korrik 2024, 08:00
GJERMANI - Luis De La Fuente dhe Spanja e tij do kërkojnë që të largojnë nga gara Gjermaninë, që e luan këtë Europi...
Sport
5 Korrik 2024, 07:30
GJERMANI - Trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann në konferencën për shtyp vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa nuk ...
Sport
4 Korrik 2024, 18:34
GJERMANI - Ish-lojtari gjerman Lothar Matthäus ka parashikuar fitoren e ekipit të vendit të tij ndaj Spanjës me penallti n&eu...
Sport
4 Korrik 2024, 18:13
GJERMANI - Në ngjarje të këtij kalibri është normale që njerëz të famshëm të flasin për kët&eum...