Sport

CAF gjobit Samuel Eto'o me 200.000 USD, për shkelje të integritetit dhe etikës sportive

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) bëri publik këtë të enjte vendimin e saj për sanksionin për presidentin e Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto'o. Ai do të duhet të paguajë një gjobë prej 200 mijë dollarësh për shkeljen e parimeve të etikës dhe integritetit.

5 Korrik 2024, 16:00 Nga DOSJA
CAF gjobit Samuel Eto'o me 200.000 USD, për shkelje të

AFRIKE - Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) zbuloi verdiktin e saj këtë të enjte. Pasi nënshkroi një kontratë ambasadori me kompaninë 1XBET, Samuel Eto'o shkeli parimet e integritetit dhe etikës sportive të përfshira në nenin 2 paragrafi 3 të statutit të CAF. Prandaj, presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit (FECAFOOT) gjobitet me 200.000 dollarë.

Ish-sulmuesi i Barçës u akuzua gjithashtu për manipulim të ndeshjeve të futbollit, por juria disiplinore e CAF vendosi se “nuk kishte prova të mjaftueshme" për ta shpallur atë fajtor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll