5 Korrik 2024, 13:11
Nga I.A
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me votën e diasporës. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se një nga pikat e marrëveshjes të skutës parlamentare është që emigrantët të regjistrohen në portalin E-Albania.
Açka gjithashtu thotë se opozita shqiptare nuk duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit. Deputetja më tej thotë se nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.
Postimi i plotë:
Ndëshkimi i Diasporës Shqiptar nuk të bën rreshtorja në E-Albania Një nga pikat e marrëveshjes së Skutës Parlamentare padyshim është vota e Diasporës. Çështja është: Si do të votojë Diaspora? Si do të ta shprehë vullnetin politik ky 51% i shqiptarëve, të cilët duan një Shqipëri Europiane, mu si ajo Europa ku kanë vendosur të ndërtojnë jetën e tyre, për t’i shpëtuar kësaj Shqipërie ku u persekutuan 50 vjet nga komunistët dhe 30 vjet nga PseudoEuropianistët barbarë që i morën me rehatinë e tyre dhe fëmijëve të tyre.
Socialistë nuk do t’ia falin Diasporës shpërfilljen që ajo i bëri E-Albania, aparatit të ri të Sigurimit që pushteti ngriti në mënyrën më perfide të mundshme, gjë e vërtetuar tashmë nga patronazhimi i 900 mijë shqiptarëve, të dhënat e të cilëve u shitën në tregun e pistë politik. Po, skeptike me PseudoEuroianët që kanë drejtuar Shqipërinë në tridhjetë vite të demokracisë, Diaspora ka refuzuar të matrikullohet nga diktatorët me brekushe é me zemrën e tahmasë me tri barkushe.
Opozita shqiptare NUK duhet te lejojë që Diaspora të ndëshkohet me mohimin e votës në zgjedhjet parlamentare 2025 ngaqë nuk është regjistruar te gaveta e pushtetit, pra nuk është markuar nga pushteti. Ethja e patronazhit të Diasporës është trendi i ri qeveritar që do t’i imponohet Parlamentit në korrik. A do të sillemi në Opozita si me ligjin e Amnistisë Penale? Aferim! Nëse “vula” është kleringu për të shitur të drejtën e votës së Diasporës, Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet.
Opozita vjen në pushtet vetëm duke bashkuar forcat, dhe një sinergji e madhe është padyshim Diaspora. Mos é tradhëtoni Diasporës me vendime nën tavolinë, siç po mëton ky trafikant politik votash që flet në emër të maxhorancës, e qē për vota në Elbasan po i qeth kreshtat e ullishtave të lashta duke dorovitur me to (ai dhe pushteti i tij) të fortët. Diaspora nuk është 15 mijë a 18 mijë të regjistruar, por plot 1 milion e gjysëm e kusur shqiptarë që janë pjesë e fateve shqiptare dhe duhet t’i shenjojnē ato edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
flutura açka
Politike
5 Korrik 2024, 12:50
I.A
Pamje nga takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka është shprehur se, do të ketë një bashk&...
Politike
5 Korrik 2024, 12:41
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme n&e...
Politike
5 Korrik 2024, 12:15
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Politike
5 Korrik 2024, 11:55
N.F
Kellici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në protestën e ditë...
Politike
5 Korrik 2024, 11:50
N.F
Balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu Ka marrë pjes në protestën e ditës së...
Politike
5 Korrik 2024, 11:48
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht edhe këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti ka m...
Politike
5 Korrik 2024, 11:41
r.ll
vangjel dule
TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të kryebashkiakut t&...
Politike
5 Korrik 2024, 11:19
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor i ka hequr mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Kryeko...
Politike
5 Korrik 2024, 11:13
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka mbajtur fjalën e tij në seancën në KQZ ku po shqyrto...
Politike
5 Korrik 2024, 11:06
r.ll
pamje nga seanca
TIRANË- Në KQZ po zhvillohet seanca e shqyrtimit të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, ...