Aktualitet

U dëmtuan nga tërmeti/ Universiteti i Mjekësisë dhe Politeknikut anulojnë sërish procesin mësimor

6 Dhjetor 2019, 20:48 Nga DOSJA
U dëmtuan nga tërmeti/ Universiteti i Mjekësisë dhe

TIRANË- Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Politeknikut kanë shtyrë sërish datën e fillimit të procesit mësimor.

Në të dy Universitetet procesi mësimor është pezulluar deri në datën 13 dhjetor.

Ky njoftimi bëhet me dije nga rektorati ku thuhet se studentët do të njoftohen në vijim.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata njoftoi se vendimi u mor për shkak të situatës dhe gjendjes ku ndodhen godinat e UMT pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Arben Gjata tha se fillimisht është e nevojshme kryerja e kontrollit në godinë nga ekspertët dhe certifikimi i saj për të rifilluar mësimi rregullisht.

Mësimi është pezulluar që prej ditës së 26 nëntorit, kur edhe ra tërmeti i fuqishëm, i cili shkaktoi 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shtyhet mesimi ne shkolla tragjedia e 26 nentorit 2019 universiteti i mjekesise universiteti politeknik shtyhet mesimi ne shkolla tragjedia e 26 nentorit 2019 universiteti i mjekesise universiteti politeknik

Sondazh

Poll