Aktualitet

EMRAT/ Terrorizuan njerëzit brenda lokalit, pranga 2 shqiptarëve, si u gjurmuan teksa lëviznin me Mercedes A Class-I nëpër

6 Dhjetor 2019, 19:35 Nga DOSJA
EMRAT/ Terrorizuan njerëzit brenda lokalit, pranga 2 shqiptarëve, si u

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Romës, Itali. Hetimet nga ekipi i Romës për dy shqiptarë filluan në mes të nëntorit, për sulmin e kryer nga ata majin e vitit të kaluar në një bar kafe “A&B Mazana”, brenda një qendre tregtare të quajtur “Oslo” në Vlorë.

Sipas medieve italiane, dy shqiptarët e arrestuar kishin tërhequr një grup njerëzish duke i terrorizuar me të shtëna me armë dhe kishin lënë të plagosur një tjetër.

Policia shqiptare kishte identifikuar si autorë shtetasit Igli Memaj, 31-vjeç dhe Gentjan Dautaj, 42 vjeç, të banues në Vlorë.

Falë bashkëpunimit të Policisë Shqiptare me atë të Romës, u arrit të gjurmoheshin shqiptarët, të cilët lëviznin me një Mercedes- A class, në Romë.

Policia mundi t’i lokalizonte në zonën midis Ardea dhe Aprilias, falë makinës së tyre, e cila ishte e parkuar jashtë një vile ku rreth drekës, së të martës dolën Igli Memaj dhe Gentjan Dautaj.

Pas arrestimit në bazë të ligjit shteti fqinj është duke përgatitur ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptaret gentjan dautaj igli memaj itali arrestohen dy shqiptaret gentjan dautaj igli memaj itali

Sondazh

Poll