Aktualitet

VIDEO/ U hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar tërmetit, Rama u bën surprizën e jetës Aurelit dhe Alesios, i takon me Ro

6 Dhjetor 2019, 19:08 Nga DOSJA
VIDEO/ U hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar

ITALI– Dy djemtë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, Alesio dhe Aureli kanë arritur të takojnë dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.  

Në videon e publikuar nga Edi Rama shihet se si kryeministri i ka marrë me vete dy djemtë për t’u bërë të mundur takimin me dy idhujt e tyre.

Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤?❤”- shkruan Rama krahas videos.

Në italisht, kryeministri u shpjegon dy futbollistëve se djemtë janë heronjtë e këtij tërmeti pasi njëri prej tyre është hedhur nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar. Më pas Ronaldo dhe Buffon u dhurojnë bluzat e tyre, Aurelit dhe Alesios dhe fillojnë të bëjnë foto bashkë.

“Këta janë heronj. Njëri është hedhur nga kati i pestë kursë tjetri nga i treti për t’i shpëtuar tërmetit. Të dy kanë përjetuar tragjedi, kanë humbur të afërm, shumë keq,”– thotë Rama.

Po, ka qenë tërmet apo jo?“- thotë Buffoni.

“Po, tërmet shumë i fortë,”- vijon më tej Rama.

Rama i vizitoi dy djemtë kur ishin të shtruar në spitalin e Traumës pas dëmtimeve që morën nga tërmeti. Alesio shprehu dëshirën për të takuar Buffon, ndërsa Aurelio dëshironte të shihte Ronaldon. Tashmë dy të miturit e realizuan ëndrrën e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio cakoni aurel lala cristiano ronaldo edi rama gianluigi buffon rama suprizon dy femijet alesio cakoni aurel lala cristiano ronaldo edi rama gianluigi buffon rama suprizon dy femijet

Sondazh

Poll