Aktualitet

S’mbarojnë surprizat për Alesio Cakonin, pas takimit me Buffonin i vjen mesazhi nga Donnarumma: Të përqafoj fort! (VD)

6 Dhjetor 2019, 20:23 Nga DOSJA
S’mbarojnë surprizat për Alesio Cakonin, pas takimit me Buffonin

ITALI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur surprizat për të voglin Alesio Cakoni.

Pasi e mori në Itali bashkë me Aurel Lalën dhe e takoi me Gianluigi Buffon e Cristiano Ronaldon, Rama i ka sjellë edhe një tjetër bluzë.

Bëhet fjalë për Gianluigi “Gigio” Donnarumma, portierin e ekipit të Milanos, për të cilin Alesio shorehur një dëshirë të madhë për ta takuar.

Donnarumma e? Tani Donnarumma të bën të fala dhe Milani të mbështet. Shikoje sa e bukur është shikojë? Prit ta lexoj pak….i dashur Alesio, të përqafoj shumë fort, forza Milan,”– thotë Rama në video dhe qesh me të voglin shqiptar.

Pak para kësaj surprize, Rama me anë të videoje në rrjetet sociale tregoi se mori në Itali dy të vegjlit shqiptarë për t’u realizuar dëshirën e jetës, për t’u takuar me idhujt e tyre, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

Takimi u realizua mes të qeshurave dhe batutave. Fëmijët janë emocionuar teksa kanë marrë bluza nga futbollistët me autografët e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio cakoni edi rama gianluigi donnarumma alesio cakoni edi rama gianluigi donnarumma

Sondazh

Poll