Aktualitet

FOTO/ I mori jetën familjes së të dashurës së Greg Ramës, ky është pallati gjashtë katësh që u kthye në gërmadhë,

6 Dhjetor 2019, 18:41 Nga DOSJA
FOTO/ I mori jetën familjes së të dashurës së Greg

DURRËSDosja.al ka siguruar fotot e pallatit 6-katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës, që zuri poshtë shtatë persona natën e tragjedisë duke u marrë jetën.

Bëhet fjalë për pallatin, nën rrënojat e të cilit  vdiqën anëtarët e familjes Reçi: Eduarti, Dolora, Klausi dhe Kristi, e dashura e Greg Ramës dhe Diena Karanxha bashkë me të bijën Esiela dhe nënën e saj.

Pallati në fjalë është ndërtuar në vitin 1996 dhe pas shembjes së tij pas tërmetti të fuqishëm ka dëmtuar edhe kolonat e një tjetër godine aty pranë. Në këtë pallat dyshohet se janë bërë ndërhyrje në kolonat e tij për të bërë të mundur një panoramë sa më të bukur të njërit prej lokaleve në katin e parë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diena karanxha familja reçi greg rama kristi reci diena karanxha familja reçi greg rama kristi reci

Sondazh

Poll