Aktualitet

Protesta para bashkisë/ Malkaj: Jemi shumë keq me arsimin dhe shëndetësinë! Këto ishin pikat kryesore që i shkëlqyeri na premtoi në vitin 2013

Malkaj gjatë fjalës së tij përpara protestuesve se Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me disa premtime, të cilët nuk janë mbajtur asnjë prej tyre e për këtë arsye populli shqiptar duhet të protetsojë fuqishëm

5 Korrik 2024, 11:43 Nga N.F
Protesta para bashkisë/ Malkaj: Jemi shumë keq me arsimin dhe
Aktori

TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e 15-të para Bashkisë së Tiranës. Malkaj gjatë fjalës së tij përpara protestuesve se Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me disa premtime, të cilët nuk janë mbajtur asnjë prej tyre e për këtë arsye populli shqiptar duhet të protetsojë fuqishëm.

Ai më tej shtoi se do të futet e të çaj ë kordonin policor ndërsa tha se ai nuk do të dhunojë askënd por nëse atë e rrahin do u mbetet në dorë. 

"Unë do të futem aty mes policëve që të çaj kordonin policor. Të jeni të sigurt që unë nuk rrah dot njeri dhe po më rrahën do tu mbetëm në dorë.

Jemi shume keq me moralin. Jemi shumë keq me arsimin dhe shumë keq me shëndetësinë, këto ishin pikat kryesore që ky i shkëlqyeri na premtoi në vitin 2013. Po përse nuk del njeri për këto që të protestojë pasi ka gënjyer të tërë popullin mbarë," tha ai. 

protesta para bashkise se tiranes mehdi malkaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Korrik 2024, 11:20 N.F

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta TIRANË- Ka nisur protesta e 15 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjet&e...