Aktualitet

Lëvizte në fshat me armë dhe municione në çantë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Sipas njoftimit të policisë nga ky operacion janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak.

5 Korrik 2024, 11:06 Nga N.F
Lëvizte në fshat me armë dhe municione në çantë,
Arrestimi

ELBASAN- Një 21-vjeçar është vënë ën pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu lëvizte me armë në çantë.

Sipas njoftimit të policisë nga ky operacion janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak. Më tej bëhet me dije se  21-vjeçari po lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar me armën dhe municionin në çantë kur u arrestua.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Policia e Elbasanit finalizoi brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i operacionit të koduar “Second”, u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armën dhe municionin, në çantë. Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv garantimin e sundimit të ligjit në territor, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i armatosur, në fshatin Gjinar, Komisariati i Policisë Elbasan organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Second”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga poseduesi i armës dhe i municionit, shtetasi K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Shelcan. Nga kontrolli në çantën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan arrestim arme

Sondazh

Poll