Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një person, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan, ishte i dënuar me mbi tre vite burg (EMRI)

Mësohet se se i arrestuari ishte i shpallur në kërkim prej kohësh pasi ai ishte i dënuar me burg për tentativë përdhunimi. 

5 Korrik 2024, 09:01 Nga N.F
Tentoi të përdhunonte një person, arrestohet 38-vjeçari i
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se se i arrestuari ishte i shpallur në kërkim prej kohësh pasi ai ishte i dënuar me burg për tentativë përdhunimi. 

Sipas njoftimit të policisë Bekim Skora ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë. Më tej policia bën me dije se Skorës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Ndalohet një 38-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë.

Komisariati i Policisë Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bekim Skora, 38 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim), për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

elbasan arrestim tentative per perdhunim

Sondazh

Poll