Aktualitet

Asgjësohen mbi 300 bimë kanabis në Skrapar, arrestohet 31-vjeçari, procedohet edhe i vëllai

Gjithashtu policia ka sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak. Më tej bëhet me dije se i arrestuari kishte hapur 100 gropa në zonë, për të kultivuar bimë të tjera.

5 Korrik 2024, 09:29 Nga N.F
Asgjësohen mbi 300 bimë kanabis në Skrapar, arrestohet
Arrestimi

SKRAPAR- Një 31-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Skrapar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kultivuar disa bimë kanabis. Më tej bëhet me dije se nga ky operacion janë asgjesuar 342 bimë kanabisa.

Gjithashtu policia ka sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak. Më tej bëhet me dije se i arrestuari kishte hapur 100 gropa në zonë, për të kultivuar bimë të tjera. Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht edhe vëllai i 31-vjeçarit për bashkëposedim të sendeve të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë:

Skrapar/Kontrolle intensive dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar anticannabis, të koduar “Territor i pastër”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zoom in”. Asgjësohen 342 bimë cannabisi. Sekuestrohen fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari që kishte kultivuar këto bimë dhe njëkohësisht kishte hapur 100 gropa në zonë, për të kultivuar bimë të tjera. Procedohet penalisht vëllai i 31-vjeçarit, për bashkëposedim të sendeve të tjera të kundërligjshme.

Si rezultat i kontrolleve dhe i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga Komisariati i Policisë Skrapar, në bashkëpunimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe me Prokurorinë e Beratit, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u finalizua operacioni policor anticannabis, i koduar “Zoom in”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. Q., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. Q., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Krastë.

Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari është autor i kultivimit të 342 bimëve narkotike, në fshatin Krastë, si dhe se kishte hapur 100 gropa në zonë, me qëllim kultivimin e bimëve të tjera. Në pamjet e siguruara gjatë periudhës hetimore, ky shtetas shfaqet duke u kujdesur vazhdimisht për bimët narkotike. Në vijim, nga kontrollet në banesën e shtetasve L. Q. dhe T. Q., Policia gjeti fara cannabisi, sasi të kësaj lënde narkotike dhe 66 fishekë luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

skrapar arrestim droge

Sondazh

Poll