Aktualitet

Kandidoi nga radhët e Konservatorëve, shqiptarja Sara Gezdari nuk ia del të sigurojë një vend në parlamentin britanik

Kandidatja e Liberaldemokratëve, Sarah Olney ka grumbulluar 28.528 vota, ndërsa Gezdari e Konservatorëve 11.373 vota.

5 Korrik 2024, 08:26 Nga r.ll
Kandidoi nga radhët e Konservatorëve, shqiptarja Sara Gezdari nuk ia
sara gezdari

BRITANI- E vetmja shqiptare që kandidoi për një vend në parlamentin britanik nga radha e konservatorëve, nuk ka mundur ta sigurojë një mandat deputeteje. 

Sara Gezdari konkurronte në zonën më të pasur të Londrës në Richmond Park ku liberaldemokratët kryesojnë me diferencë të thellë votash. Kandidatja e Liberaldemokratëve, Sarah Olney ka grumbulluar 28.528 vota, ndërsa Gezdari e Konservatorëve 11.373 vota.

Kandidoi nga radhët e Konservatorëve, shqiptarja Sara Gezdari nuk ia
rezultatet

Sara Gezdari jeton në Londër prej 11 vjetësh dhe është angazhuar në jetën partiake në radhët e konservatorëve britanikë që prej fillimit! Ajo vjen nga bota e financës dhe turizmit dhe ka pasur shumë poste në projekte dhe iniciativa të ndryshme politike në radhët e kësaj partie që ndodhet prej 14 vjetësh në pushtet.

Sara Gezdari nënë e dy fëmijëve është e bija e Edmond Gezdarit, ish-futbollistit të mirënjohur të ekipit të Tiranës ose ish 17 Nëntorit në vitet 1970-1980! Sara ishte kandidatja e duhur, ndoshta në kohën e gabuar për partinë e gabuar, pasi konservatorët pas 14 vitesh në pushtet pësuan disfatë.

sara gezdari zgjedhjet ne britani

Sondazh

Poll