Aktualitet

Shuhet plotësisht zjarri në Qafën e Llogarasë, Peleshi: Banorët që rrezikojnë pasuritë kombëtare do të përballen me ligjin!

Ai bëri thirrje edhe të gjithë banorëve që kërcënojnë pasuritë kombëtare se do të përballen me ligjin për veprimet e tyre. 

5 Korrik 2024, 09:47 Nga r.ll

 

Shuhet plotësisht zjarri në Qafën e Llogarasë, Peleshi:
zjarrfikesit

 

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dhënë përditësime lidhur zjarrin që përfshiu ditën e djeshme Qafën e Llogarasë. 

Përmes një postimi më rrjetet sociale, Peleshi shkruan se vatra është shuar plotësisht. Ai bëri thirrje edhe të gjithë banorëve që kërcënojnë pasuritë kombëtare se do të përballen me ligjin për veprimet e tyre. 

"Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Mbi 40 efektivë të tjerë nga #FA iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.
Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!", thuhet në postimin e Peleshit.

Dy vatrat e zjarrit u aktivizuan mesditën e sotme në qarkun e Vlorës, një në Dhërmi në kodrën e Gjilekës e tjetra poshtë Qafës së Llogarasë. Dyshohet deri tani se zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa përve zjarrfikëseve u ngrit në ajër dhe një helikopter për shuarjen e flakëve.

niko peleshi zjarr ne llogara

Sondazh

Poll