Aktualitet

Digjet një lokal në plazhin e Radhimës, një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarrin

Zjarri dyshohet ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

5 Korrik 2024, 07:45 Nga r.ll
Digjet një lokal në plazhin e Radhimës, një
lokali

RADHIMË- Një lokal veror me strukturë druri në Radhimë është shkrumbuar nga flakët. Zjarri dyshohet ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne radhime

Sondazh

Poll