Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

5 Korrik 2024, 07:09 Nga N.F
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.


Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht në bregdet në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.


Temperaturat parashikohen:


në zonat malore 13 deri 31°C
në zonat e ulëta 15 deri 35°C
në zonat bregdetare 18 deri 34°C

parashikimi i motit

Sondazh

Poll