Aktualitet

"Vuante nga situata e rëndë ekonomike"/ Princ Leka reagon për vdekjen e Pal Trashajt: Askush mos të vuajë në heshtje

Leka thotë se Trashaj vuante nga situata e rëndë ekonomike, duke thënë se askush nuk meriton të vuajë në heshtje.

4 Korrik 2024, 22:43 Nga E. D
"Vuante nga situata e rëndë ekonomike"/ Princ Leka reagon
Princ Leka

TIRANË-Princ Leka ka reaguar për vdekjen e Pal Trashajt i cili i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, dy ditë më parë më 2 korrik, jashtë ambienteve të SPAK. Leka thotë se Trashaj vuante nga situata e rëndë ekonomike, duke thënë se askush nuk meriton të vuajë në heshtje. Më tej Princi u shpreh se kjo nxjerr në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballlen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes.

“Ne vajtojmë humbjen tragjike të historianit Pal Trashaj, jeta e të cilit përfundoi nën peshën e padurueshme të vështirësive financiare. Kjo nxjerr në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballlen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes. Të nderojmë Palin duke avokuar për më shumë mbështetje për ata që kanë nevojë, duke u siguruar që askush tjetër të mos vuajë në heshtje”, shkruan Leka.

princ leka

Sondazh

Poll