Aktualitet

"I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit", zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: Situata nën kontroll, nuk rrezikohet Parku Kombëtar

Ai ka shtuas se situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë.

4 Korrik 2024, 22:31 Nga M.B
"I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit",
Arben Carai

LLOGARA- Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikses, Arben Carai ka folur rreth zjarrit masiv të evidentuar pasditen e sotme në zonën e Llogarasë. Carai tha për mediat se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ai ka shtuar se situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë.

“Kemi pasur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora, fatmirësisht vatrat e zjarrit në Dhërmi i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë, pasi vendosem në lëvizje të gjitha strukturat ndërhymë edhe nga ajri me helikopterë. Rreth 40 forca zjarrëfikëse, jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit, situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.

llogara

Sondazh

Poll