Aktualitet

Vjehrri plagos me thikë dhëndrin në Kavajë, 64-vjeçari përfundon prapa hekurave

Mësohet se i arrestuari është vënë në pranga pasi ka plagosur me thikë dhëndrin e tij. 

4 Korrik 2024, 13:13 Nga N.F
Vjehrri plagos me thikë dhëndrin në Kavajë,
Foto ilustruese

KAVAJË- Një 64-vjeçar është vënë ën pranga ditën e sotme në Kavajë. Mësohet se i arrestuari është vënë në pranga pasi ka plagosur me thikë dhëndrin e tij. 

Në njoftimin e policisë nuk është specifikuar se cili ka qenë shkaku i kësaj ngjarje ndërsa mësohet se plagosja është regjistruar pasditen e djeshme. Më tej bëhet me dije se dhëndri i të arrestuarit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën;

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

kavaje arrestim plagosje

Sondazh

Poll