Politike

VIDEO/ "Vrave një njeri para SPAK", Braçe nuk përmbahet në Kuvend, ofendon Bardhin: Mbylle gojën, kurvë

Brace ndërpreu Bardhi teksa ai po kërkonte zhvillimin e interpelancës me kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me Florian Coldean. 

4 Korrik 2024, 11:04 Nga r.ll
VIDEO/ "Vrave një njeri para SPAK", Braçe nuk
gazment bardhi, erion brace

TIRANË- Një përplasje e ashpër është zhvilluar sot në nisje të seancës plenare mes kreut të Gurpit Parlamentar të PD-së dhe deputetit socialist, Erion Braçe. 

Ky i fundit ndërpreu Bardhi teksa ai po kërkonte zhvillimin e interpelancës me kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me Florian Coldean. 

Gjatë debatit, Braçe ka përdorur fjalë të rënda ofenduese ndaj Bardhit. 

DEBATI

Erion Braçe: Na plasi trapi çfarë thua ti

Gaz Bardhi: Çfarë ke ti mo? Gore çfarë ke? Gore çfarë ke?

Erion Braçe: Mbylle gojën kurvë muti! Mbylle gojën kurvë

Gaz Bardhi: Gore, ça ke?

Erion Braçe: Pusho, o kçrvë, o qelbësire.

Lindita Nikolla: Z. Bardhi të tërheq vëmendjen për ofendimin që sapo bëre

Gaz Bardhi: Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh mua kur jam duke folur

Braçe flet nga vendi, por nuk dëgjohet

Gaz Bardhi: Mbaj vendin tënd aty, mos ndërhy. Mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërhyr ti. Ti vrave njerëz, ti vrave një njeri në derën e SPAK, ti vrare dje një qytetar ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditët e këqija të qyetarëve i keni lënë rrugëve.

 

erion brace gazment bardhi seance plenare 4 korrik 2024

Sondazh

Poll