Politike

VIDEO/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në komisariat me pranga në duar

Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla.

4 Korrik 2024, 09:58 Nga r.ll
VIDEO/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin
ilir beqaj

TIRANË- Ka dale videoja nga momenti i mbërritjes në komisariat të ish-ministrit, Ilir Beqaj. Siç shihet dhe në video, Beqaj është me pranga në duar edhe shoqërohet nga disa efektivë policie. 

 

Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. Sipas informacioneve arrestimi i tyre është bërë lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian. 

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

arrestohet ilir beqaj

Sondazh

Poll